Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, sipas parashikimit të magjistarit nga i njëjti fshat i babait të tij në Kenia, do të rizgjidhet për një mandat të dytë.

Në këtë përfundim John Dimo nga fshati Kogelo arriti pasi shtiu fall duke përdorur guacka dhe eshtra kafshësh. Ai i hodhi këto objekte në tokë dhe studio vendet ku ato ranë. Në fund magjistari, i cili pretendon se është 105 vjeç, tregoi me gisht një guackë të bardhë dhe tha: "Obama u shkëput përpara dhe padyshim që do të fitojë".