Kryeministri britanik David Cameron ka filluar vizitat në vendet e Gjirit Persik, duke u shprehur se gjatë tyre nuk ka ndërmend të anashkalojë çështjen e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Pas mbërritjes në Emiratet e Bashkuara Arabe Cameron u tha studentëve të një universiteti se respekton traditat e kulturave të ndryshme, por në rrjedhën e bisedimeve për të nuk do të ketë tema të mbyllura.

Në qeverinë britanike thuhet se udhëtimi i Z. Cameron synon të forcojë mbrojtjen dhe lidhjet tregtare të Britanisë së Madhe me vendet e Gjirit Persik.

Britania e Madhe shpreson të nënshkruajë kontrata me miliarda dollarë për shitjen e aeroplanëve gjuajtës "Typhoon" Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe pavarësisht shkeljes së të drejtave të njeriut në këto vende.