Sipas të dhënave të sondazheve, Barack Obama dhe kandidati nga Partia Republikane Mitt Romney kanë mundësi pothuajse të barabarta për të fituar. Ndërkohë që Obama është pak më përpara kundërshtarit të tij në disa nga të ashtuquajturat shtete të lëkundura, duke përfshirë Ohio, Wisconsin, New Hampshire, Colorado dhe Iowa. Pikërisht pozicionimi i votuesve të këtyre shteteve mund të vendosë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur të dielën para zgjedhësve të Ohio, Mitt Romney deklaroi se Obama nuk ka arritur pothuajse asgjë gjatë mandatit 4-vjeçar si President dhe prandaj nuk meriton të rizgjidhet. Barack Obama mbajti një fjalim në shtetin e New Hampshire dhe u zotua se do bëjë çdo përpjekje për të arritur ndryshime reale.