Komisioni për hetimin e shpërthimit në një minierë në Zelandën e Re, i cili morri jetën e 29 personave, kritikoi bordin drejtues të kompanisë “Pike River Coal Company” dhe qeverinë.

Shpërthimi i parë ndodhi në minierën “Pike River” më 19 nëntor të vitit 2010. Shpërthimet më pas e tronditën minierën edhe përgjatë 9 ditëve, megjithatë Komisioni supozon se minatorët u vranë menjëherë.

Nga raporti i komisionit rezulton se kompania injoroi 21 raporte mbi rritjen e nivelit të metanit në minierë 48 orë para tragjedisë dhe se incidenti mund të ishte parandaluar. Kritikës i është nënshtruar edhe qeveria e Zelandës së Re për faktin që nuk e mbylli minierën për shkak të mosrespektimit nga ana e udhëheqjes së saj të masave të sigurisë.

0Pas publikimit të dokumentit Ministrja e Punës e Zelandës së Re Kate Wilkinson dha dorëheqjen. Ish-drejtori ekzekutiv i minierës do të dalë para gjyqit.