Tubimi i opozitës në vendndodhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Ukrainës nuk ka afat kohor. Kjo u deklarua sot nga Lideri i partisë nacionaliste "Svoboda" ("Liria") Oleg Tiagnibok. Organizatorët shpresojnë që kjo do të kthehet në një protestë mbarëpopullore kundër manipulimit të zgjedhjeve për Verhovnaja Rada (russ. Верховная Рада).

"Ne përdorëm të drejtën tonë për të ftuar ukrainasit e mashtruar që të dalin në rrugë. Kjo do të jetë një fushatë proteste pa afat", - tha Tiagnibok.

Pranë godinës së KQZ-së janë përqendruar edhe forcat speciale të sigurisë "Berkut". Megjithatë policia, e cila ishte kërcënuar më parë se do të shpërndante protestën, tani deklaron se nuk ka ndërmend të marrë ndonjë masë kundër protestuesve.