Forcat Ushtarake Ajrore turke sulmuan vendstrehimet e rebelëve kurdë në Irakun Verior. Operacioni u zhvillua natën e kaluar. Në të morrën pjesë 8 aeroplanë gjuajtës "F-16".

Me raketa dhe bomba u goditën kampe dhe objekte të tjera të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PPK). Njoftohet se u shkatërruan sistemet e mbrojtjes kundërajrore të militantëve kurdë. Avionët luftarakë sulmuan edhe një grup ekstremistësh, të cilët pasi kaluan kufirin turk u përpoqën të kthehen në kampin e tyre. Sulmet ajrore zgjatën rreth dy orë. Numri i separatistëve të vrarë nuk është bërë i ditur ende.