Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Sirisë, organit kryesor koordinues të opozitës, mohojnë zërat mbi pikëpamjet e kundërta serioze që ekzistojnë në radhët e opozitës gjatë ditës së parë të takimit të anëtarëve të opozitës siriane në Katar. Në të po diskutohet mundësia e krijimit të një fronti të bashkuar.

0Në konferencën e vitit të kaluar, e cila u mbajt në Kajro në korrik të këtij viti, nuk u arrit të formohej një organ i bashkuar i opozitës. Në këtë takim marrin pjesë jo vetëm përkrahësit e krijimit të një shteti laik dhe islamikët, por edhe përfaqësuesit e grupeve kurde dhe alavite.