Trupat qeveritare siriane kanë filluar bombardimet në zonat periferike të Damaskut, të cilat kontrollohen nga forcat opozitare. Sipas burimeve të opozitës, gjatë ofensivës qeveria po përdor aeroplanët gjuajtës dhe artilerinë.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi se në kryeqytet buçiti një shpërthim i fuqishë, si pasojë e të cilit disa persona u plagosën.

Në të njëjtën kohë grupet opozitare vazhdojnë konsultimet në Katar në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe për të krijuar një organ të vetëm të drejtimit të kryengritjes.