Autokolona e Presidentit serb Tomislav Nikoliç u përplas me një makinë policie. Shërbimi për shtyp i Kreut të shtetit i konfirmoi sot këto të dhëna. Zyrtarisht nuk është dhënë asnjë detaj rreth aksidentit.

Sipas të dhënave të mediave, aksidenti ka ndodhur të premten e kaluar në autostradën Beograd-Nish. Një oficer i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me një makinë shërbimi i ka prerë disa herë rrugën autokolonës së Nikoliçit dhe është përplasur me një prej makinave shoqëruese.

Incidenti ndodhi në një kohë kur në Serbi ka shpërthyer skandali në lidhje me përgjimin e telefonit personal të Nikoliçit dhe Kryeministrit Aleksandër Vuçiç nga ana e policisë.