Zëvendëspresidenti i SHBA Joe Biden e pasuroi koleksionin e ngatërrimit të fjalëve, lapsuseve, të cilat janë shpesh herë pjesë e pandarë e fjalimeve të tij.

Kësaj here ai kaloi madje edhe vetveten. Nëse më parë Joe Biden harronte dhe ngatërronte faktet historike dhe emrat e politikanëve të famshëm, këtë herë ai harroi emrin e shefit të vet - Presidentit të SHBA-ve Barack Obama, duke e quajtur atë Bill Clinton.

0Incidenti ndodhi të dielën që sapo kaloi në qytetin Lakewood të shteti Ohio gjatë mitingut parazgjedhor.