Një fëmijë trevjeçar humbi jetën pas rënies në territorin e rrethuar për qentë-hijena në kopshtin zoologjik të qytetit Pittsburgh.

Djali ra në territorin e rrethuar për qentë-hijena nga një lartësi tre metra, duke u përkulur mbi gardhin, në të cilin fëmijën e ndihmoi të ngjitej nëna e tij që ai t'i shihte më mirë kafshët.

0Bashkëpunëtorët e kopshtit zoologjik pas rënies së fëmijës arritën të mbyllin në kafaz 10 kafshë, ndërkohë që njërën prej tyre u detyruan ta qëllonin me armë. Sipas fjalëve të një përfaqësuesi të kopshtit zoologjik, u duk qartë se qentë sulmuan fëmijën, por mbetet ende e papërcaktuar se çfarë që bë shkak për vdekjen e djalit të vogël: sulmimi i kafshëve apo traumat e marra nga rënia prej lartësisë 3 metra.