Zhvarrimi i eshtrave të ish-Presidentit palestinez Jaser Arafat (Yasser Arafat) për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij do të kryhet më 26 nëntor, njoftoi Agjencia e lajmeve Associated Press me referim tek burimet diplomatike.

Sipas të dhënave të Agjencisë, një grup ekspertësh radiografë zvicerianë tashmë ka mbërritur në Palestinë. Është planifikuar që shkencëtarëve zvicerianë t’i bashkohen edhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Franca, të cilët do të kryejnë një hetim të pavarur.

Sipas një burimi informacioni, mundësia për të marrë mostra të eshtrave për analiza specialistëve do t’u jepet vetëm një herë.