Çifti nga Pakistani, i akuzuar për vrasjen e vajzës së vet adoleshente, tregoi se e ndëshkoi të bijën për turpin me të cilin ajo mbuloi familjen.

Çifti u arrestua javën e kaluar në territorin e Kashmirit, i cili ndodhet nën kontrollin e Pakistanit. Anusha-n, vajzën e tyre, e gjetën me djegie të rënda. Prindërit e spërkatën atë me acid për faktin se ajo shikonte një djalë. Sipas fjalëve të nënës ky ishte fati i vajzës së tyre - të vdiste nga duart e prindërve.

0Në Pakistan çdo vit nga duart e të afërmve të tyre gjejnë vdekjen dhjetra gra dhe vajza të reja. Në mënyrë tipike, arsyeja për vrasjen e tyre është e ngjashme për "sjellje të keqe, faj".