Në qytetin e Enugu-s në lindje të Nigerisë u arrestuan rreth 400 anëtarë të lëvizjes separatiste që lufton për pavarësinë e rajonit të Biafra. Ata u arrestuan një ditë pasi shpallën pavarësinë.

Ky rajon i Nigerisë u bë shkaku i shpërthimit të luftës civile në fund të viteve ‘60. Në atë kohë autoritetet lokale deklaruan shkëputjen nga Nigeria. Republika e vetëshpallur e Biafras, e cila nuk u njoh nga OKB-ja, ekzistoi më pak se 3 vjet.