Forcat e sigurisë të Kuvaitit përdorën të dielën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e demonstruesve që kërkonin futjen e rregullave të reja të votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shumë pjesëmarrës të aksionit të protestës së pasanksionuar nga autoritetet janë arrestuar. Qeveria ka rritur masat e sigurisë, në rrugë janë nxjerrë trupat e armatosura dhe automjete të blinduara.

0Në prag të votimit Kuvajti u përfshi nga një valë e fuqishme protestash.Opozita akuzon qeverinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor me qëllim që të sigurojë zgjedhjen e një parlamenti besnik ndaj autoriteteve.