Koreja e Jugut ditën e hënë deklaroi mbi mbylljen e dy reaktorëve në centralin bërthamor në Yonggwang për shkak të certifikatave të sigurisë, në të cilat disa prej pjesëve përbërëse rezultuan se ishin të falsifikuara.

Më shumë se 5 mijë siguresa, ventilatorë ftohjeje dhe fikës të ushqyesve elektrikë, sipas të dhënave të autoriteteve, shoqëroheshin me çertifikata të falsifikuara dhe tani ato duhet të zëvendësohen. Për falsifikimin e certifikatave dyshohen furnizuesit.

0Ministri për Çështjet e Politikës Ekonomike të Koresë së Jugut Hong Suk-woo deklaroi se reaktorët nuk përbëjnë ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë. Siç sugjeron Ministri, mbyllja e reaktorëve do të çojë në mungesën e "paprecedentë" energjisë elektrike në muajt e ardhshëm.