0Bombardier është një nga prodhuesit më të mëdhenj të aviacionin civil dhe pajisjeve të tjera të transportit ajror në botë. Analistët theksojnë se qasja në tregun rus dhe lokalizimi i prodhimit do të forcojnë ndjeshëm pozitat e kompanisë kanadeze në Evropë.

Tani për tani palët negociatore refuzojnë të zbulojë ndofarë detaje të bisedimeve. Megjithatë, javën e kaluar Zëvendës Ministri rus i Industrisë dhe Tregtisë Juri Sljusar ka konfirmuar se falë bëhet për montimin e mundshëm në Rusi të aeroplanëve me turboelikë “Q-400”. Përkatësisht karakteristikave të veta teknike kjo makinë është e përshtatshme për kushtet e ruse, vë në dukje Presidenti i Fondit "Partnerët e Aviacionit Civil" Oleg Smirnov:

- "Bombardier" i përket tipit të avionëve jo të mëdhenj, të cilët shfrytëzohen kryesisht në transportin lokal. Me të dhënat e tyre disponuese taktike dhe teknike ata kanë treguar tashmë një performancë mjaft të mirë. Kanadaja është gjithashtu një vend verior dhe këto makina janë të përshtatura për mrekulli për përdorim në temperatura shumë të ulëta, në mot me stuhi dëbore, ngrica dhe akull. Tani në nivelin e të gjitha autoriteteve është rritur në mënyrë të ndjeshme interesi për ripërtëritjen e transportit rajonal. Avioni "Bombardier" për këto kërkesa është shumë i përshtatshëm.

Kostoja e një aeroplani të tillë kanadez do të jetë rreth 125 milionë $. Në momentet aktuale kompania ka prodhuar jo më shumë se 1.000 avionë të këtillë në versione (modifikime) të ndryshme. Hapja e prodhimit në Rusi do të mundësojë jo vetëm reduktimin e kostos, por do të forcojë gjithashtu pozitat e kompanisë Bombardier në tregun botëror, përsiat Kryeredaktori i portalit Avia.ru Roman Gusarov:

- Kanadezët janë jashtëzakonisht të interesuar për të hapur prodhimin e tyre në Rusi. Nuk përjashtohet edhe mundësia e përfundimit të marrëveshjes për prodhimin në territorin e Rusisë të pjesëve të veçanta të këmbimit për avionët. Dhe atëhere "Bombardier" pasi të hedhë rrënjë në Rusi, natyrisht, do të ketë mundësi të forcojë më tej pozitat e veta në kontinentin europian.

Si partnere rus është zgjedhur nga “Bombardier” një nga kompanitë në pronësi të miliarderit rus Oleg Deripaska. Kurse partnere shtetërore mund të bëhet Korporata e Bashkuar e prodhuesve të aeroplanëve. Ka mundësi gjithashtu që linjën e kredisë ta sigurojë banka ruse Vneshekonombank. Ndërkohë, duhet vënë në pah, se burimet e mediave në këto kompani nuk e kanë mohuar informacionin mbi përfshirjen e tyre të mundshme në këtë transaksion.