0Një tërmet me magnitudë 5.4 ka ndodhur të hënën në bregdetin veri-lindor të Japonisë, njoftoi Drejtoria kryesore meteorologjike e vendit. Vatra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 10 km në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të prefekturës Miyagi - një nga më të prekurat prej tërmetit dhe cunamit të 11 marsit të vitit 2011. Lëkundjet e nëndheshme janë ndjerë edhe në 11 prefektura të tjera. Kërcënim cunami nuk ka. Informacione mbi viktima apo dëme nuk janë raportuar.