Tokio dhe Uashingtoni kanë filluar sot stërvitjet e përbashkëta ushtarake në territorin e Japonisë. Ato do të zgjasin deri më 16 nëntor. Në to do të marrin pjesë 37.000 ushtarakë japoneze dhe 10.000 amerikanë.

Manovrat ushtarake po zhvillohen në një nga ishujt e pabanuar në prefekturën Okinawa. Gjatë aktiviteteve të trajnimit do të përpunohet desantimi forcave ajrore dhe detare. Detaje të tjera nuk janë bërë ende të njohura.

0Manovrat në fjalë po zhvillohen në sfondin e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Japonisë dhe Kinës për shkak të ishujve Senkaku. Pekini tashmë ka deklaruar protestën e vet në lidhje me këtë.