Izraeli deklaroi mbi planet e veta për të forcuar sistemin e mbrojtjes nga raketat të vendit "Iron Dome" (“Kupola e hekurt”), siç shpjegojnë ushtarakët “për shkak të kërcënimeve të shumta të papara".

Në një deklaratë të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes thuhet se sistemeve të mbrojtjes antiraket (MAR), të cilat përdoren për kapur raketat dhe municionet reaktive që hidhen nga Rripi i Gazës, së shpejti do t’i shtohet edhe një tjetër, bateria e pestë antiraketore. Se ku do të vendoset ajo, nuk është raportuar ende.

0Sistemi taktik i mbrojtjes antiraket "Iron Dome" (“Kupola e hekurt”) u zhvillua me financim nga Kongresi amerikan. Ushtria e Izraelit u pajis me të në vitin 2011 dhe ky sistem tashmë ka demonstruar efikasitetin e vet tepër të lartë, edhe pse nuk ka arritur gjithmonë të rrëzojë disa raketa të lëshuara njëkohësisht. Zhvilluesit ia atribuojnë këtë mangësi pamjaftueshmërisë së numrit të baterive të raketave interceptore të tij.