Shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit kanë krijuar një algoritëm që në rrjetet sociale ndan automatikisht veç kolegët, shokët e klasës, anëtarët e familjes apo të njohurit. Algoritmi është bazuar në analizën e të dhënave në profilin social të personave me të cilët komunikon përdoruesi.

Për të testuar algoritmin e tyre autorët e tij kërkuan ndihmën e 10 vullnetarëve. Atyre iu kërkua të grupojnë kontaktet e tyre në Facebook sipas kritereve të dëshiruara dhe pastaj profilet e tyre u analizuan nga programi.

Mesatarisht vullnetarët në mesin e kontakteve të tyre ndanë 19 grupe me nga 22 kontakte. Programi nuk ishte në gjendje të gjente më shumë se 10 grupe. Megjithatë, sipas konfirmimit të krijuesve, algoritmi i ri e bën punën e tij shumë më mirë se sa të gjitha programet analoge tashmë të njohura.