Autoritetet e shtetit më të madh indian të Rajasthan-it shpallën fillimin e fushatës, gjatë së cilës njerëzit do të binden të përdorin WC-të publike në vend që të kryejnë nevojat personale në rrugë.

Për këtë qëllim në 30 fshatra janë përzgjedhur vullnetarë, të cilët do të patrullojnë rrugët. Në momentin që dikush do të përpiqet të kryejë nevojat personale në një vend publik, vullnetarët do të fillojnë të fishkëllejnë, të bërtasin dhe t’u bien daulleve, duke përqëndruar vëmendjen e njerëzve tek ky person.

Kohët e fundit qeveria indiane po shpenzon jo pak para për ndërtimin e WC-ve.