Të paktën 22 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, të shkaktuara nga një ciklon i fuqishëm në shtetin indian Andhra Pradesh.

Sipas parashikimeve, në dy ditët e ardhshme do ketë shira të dendur edhe në disa rajone të tjerë. Javën e kaluar shteti u godit nga cikloni "Neelam". Shpejtësia maksimale e erës arriti deri në 100 km/h.

0Në shtetin fqinjë me Andhra Pradesh - Tami Nadu - ciklon morri jetët e më shumë se 10 personave. Fatkeqësia natyrore dëmtoi më shumë se 1.500 shtëpi, mijëra njerëz që jetojnë në ultësira, u zhvendosën në kampe të veçanta me çadra.