Qeveria greke do të paraqesë sot në parlament një paketë të re masash shtrënguese për të kapërcyer krizën e borxhit. Masat e reja parashikojnë shkurtime të shpenzimeve buxhetore dhe lehtësimeve të taksave deri në shumën që arrin 13,5 miliardë euro. Është propozuar gjithashtu edhe vendosja e rregullave të thjeshtuara të punësimit dhe pushimit nga puna të punëtorëve.

Paketa e projektligjeve do të votohet në parlament të mërkurën. Nga miratimi i saj varet dhënia e këstit të ri të ndihmës financiare Greqisë nga BE-ja dhe FMN-ja.

Sot në Greqi nisi një valë e re grevash për të protestuar kundër politikave shtrënguese ekonomike. Në grevë janë futur punonjësit e transportit publik dhe të mass mediave.