Organizatat antiraciste të Gjermanisë të dielën zhvilluan demonstrata në të gjithë vendin në shenjë proteste kundër dhunës raciste. Në aksionet e protestës në fjalë u përfshijnë mijëra njerëz.

Tubimet iu përkushtuan përvjetorit të zbulimit të grupit neo-nazist të quajtur “Nationalsozialistischer Untergrund” (“Ilegaliteti nacional-socialist”), përgjegjës për vrasjen e dhjetë personave - kryesisht emigrantë - në periudhën e viteve 2000 dhe 2007.

0Policia gjermane iu nënshtrua një kritike mjaft të rëndë për paaftësinë e saj që të evidentonte motivimin, nënkuptimin racist të këtyre vrasjeve.