Gjermania do t’i japë Laosit 1,1 milion euro për zbulimin dhe dezaktivizimin e minave të pashpërthyera dhe municioneve thërrmuese, të hedhura në vend nga Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-ve në periudhën e viteve 1964-1973. Kjo u njoftua nga Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle.

Lufta civile në Laos u zhvillua nga qeveria me mbështetjen e Vjetnamit Jugor dhe partizanëve, të ndihmuar nga Vjetnami Verior. Në periudhën nga viti 1964-1973 në Laos janë hedhur rreth 2 milionë bomba, shumë prej të cilave nuk shpërthyen. Për shkak të shpërthimit të predhave në vend çdo vit humbasin jetën rreth 100 persona.

Gjermania që nga viti 1996 i ka dhënë Laosit në total një shumë prej 13 milionë € për çdëmtimin e minave.