Në Filipine anëtarët e grupit kryengritës komunist "Ushtria e Re Popullore" vranë katër ushtarë të veshur civilë, kur ata po ktheheshin nga tregu dhe ishin jashtë detyrës.

Qeveria e vendit pas ngjarjes deklaroi se incidenti në fjalë mund të dëmtojë përpjekjet për të rivendosur bisedimet e paqes me rebelët. Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në Filipine që nga fillimi i kryengritjes së komunistëve, që ka filluar pothuajse 40 vjet më parë.