Aeroplanmbajtëset britanike të gjeneratës së re "Queen Elizabeth" do të fillojnë testimet lundruese në vitin 2017, ndërsa stërvitjet verore të aviacionit të kuvertës në vitin 2018, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe Philip Hammond.

"Ne po ripërtërijmë fuqinë tonë të grupit të anijeve aeroplanmbajtëse, ne do të kemi aeroplanmbajtëset më të mëdha që kanë ekzistuar ndonjëherë më parë në armatimet e flotës britanike si dhe gjuajtësit e gjeneratës së pestë", - tha Ministri.

0Aktualisht në kantierët britanikë të ndërtimit të anijeve ndodhen dy aeroplanmbajtëse "Queen Elizabeth".