Sot në kryeqytetin e Bahreinit Manama ndodhi një seri shpërthimesh, si pasojë e të cilave u vranë dy persona dhe të paktën një u plagos. Sipas njoftimeve të policisë në zona të ndryshme të qytetit janë detonuar pesë bomba. Të gjitha viktimat janë punëtorë të ardhur nga Azia Jug-Lindore. Autoritetet i quajtën shpërthimet akte terroriste. Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këto sulme terroriste.

Që nga muaji shkurt i vitit të kaluar në Bahrein ka patur trazira, të shkaktuara nga konfrontimet e shumicës shiite të popullsisë dhe pakicës sunite, pjesë e së cilës është dinastia që qeveris vendin. Demonstratat masive u shtypën, por situata vazhdon të mbetet e tensionuar në Bahrein.