Specialistët e Universitetit të arkiteksturës dhe ndërtimit të Tomskut krijuan një material të ri ndërtimi - tullën e përbërë nga hiri. Për nga rezistenca dhe përçueshmëria termike ajo është disa herë më superiore se analoget e veta prej qeramike dhe silikati. Për përpunimin e tullës përdoret plazma dhe në sipërfaqe formohet një membranë e qelqtë, e cila zotëron vetinë e porozitetit. Membrana e lejon produktin të marrë frymë, gjë që e bën atë të aftë për t’i rezistuar ngricave.

0Materiali i ri i ndërtimit është shumë herë më rezistent se sa tullat tradicionale dhe përcjellshmëria e tij termike është 4 herë më e lartë se e tyre. Ndaj produktit të ri kanë shfaqur tashmë interesim të gjallë edhe disa kompani të huaja.