Departamenti i Hetimit i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka përfunduar hetimin e çështjes penale të ngritur kundër avokatit të Fondit Hermitage Capital Sergei Magnitskij, i cili vdiq në qelinë e paraburgimit në nëntor të vitit 2009.

Në të ardhmen e afërt, deklaruan përfaqësuesit e Fondit, MPB-ja e Federatës Ruse ka ndërmend ta transferojë çështjen (rastin) e Magnitskit në prokurori për nënshkrimin e aktakuzës përfundimtare.

0Sipas të dhënave zyrtare, shkaku i vdekjes së Sergei Magnitskit ishte insufiçienca akute kardiovaskulare. Në nëntor të vitit 2011 Fondi Hermitage Capital paraqiti një raport prej 100 faqesh me titull "Torturat dhe vrasja e Magnitskit. Fshehja e së vërtetës nga organet publike", në të cilin konfirmohej se i burgosuri është dhunuar fizikisht (rrahur) dhe se është lënë krejtësisht pa vëmendje përkeqësimi i shëndetit të tij.