Ditën e premte nga Vladivostoku u nis për në bregdetin verilindor të Afrikës një njësi anijesh e Flotës së Paqësorit (PF) me qëllim përmbushjen e detyrës për garantimin e sigurisë së lundrimit.

Lundrimi detar do të zgjasë të paktën tre muaj. Në rrugën e kthimit marinarët rusë do të vizitojnë Tajlandën, Republikën e Koresë, ishujt Sejshel.

0Në përbërjen e njësisë së tetë në numër të Flotës ruse të Paqësorit përfshihen anija e madhe antinëndetëse “Marshal Shaposhnikov”, cisterna mesatare detare "Irkut" dhe anija e shpëtimit “Alatau”.