Kompania ruse "Logoprom" synon të fillojë në Rusi prodhimin e motoskafëve me rrota, të zhvilluar nga kompania e Zelandës së Re “Sealegs”. Këta motoskafë janë të aftë të zhvendosen nëpër ujëra të cekëta me ndihmën e rrotave dhe nuk kërkojnë mole për ankorim. Për blerjen e motoskafëve në fjalë, të përshtatshëm për patrullim, tashmë kanë shfaqur interesim Trupat e brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë.

0Në një të ardhme të afërt Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë planifikon të fillojë testimin e motoskafëve neozelandezë për të verifikuar funksionimin e tyre në kushte ekstreme.