Raundi i 14-të i konsultimeve ndërshtetërore ruso-gjermane në nivel të lartë me pjesëmarrjen e Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kancelares gjermane Angela Merkel do të zhvillohet në Moskë më 16 nëntor, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

"Gjithashtu në kuadër të konsultimeve ndërshtetërore Putin dhe Merkel do të marrin pjesë në mbledhjen e Forumit të shoqërive civile të Rusisë dhe Gjermanisë me temë "Dialogu i Shën Petersburgut", - thuhet në njoftimin për shtyp.