Ish-Presidenti i Turqisë Turgut Ozal, eshtrat e të cilit u zhvarrosën në fillim të tetorit, rezultoi se ishte helmuar. Për këtë njoftuan sot mediat lokale me referim te ekpsertët e mjekësisë ligjore. Në mostrat e indeve të eshtrave të tij u gjet një sasi e konsiderueshme e helmit të fortë striknin. Atë mund ta kenë hedhur në ushqimin apo pijet që ka konsumuar Turgut Ozal.

0Rezultatet e autopsisë u dërguan në Departamentin e Ekspetizës së Mjekësisë Ligjore, më pas ato do të dorëzohen në prokurori.