0Historia me shkollat rumune në Transnistria filloi që në vitin 2004. Një grup nxënësish, prindërit dhe mësuesit e tyre u ankua në Gjykatën Europiane të Drejtësisë në lidhje me faktin, se gjuha moldave në institucionet arsimore të Transnistria mësohet me grafikë cirilike dhe jo në latinishten rumune. Strasburgu vërejti në këtë "dorën e Moskës".

Natyrisht, një vendim i tillë indinjoi tej mase, në radhë të parë, autoritetet e vetë Transnistria. Veçanërisht fyese (jo vetëm për banorët e republikës së panjohur në arenën ndërkombëtare, por dhe për të gjithë moldavët) Tiraspol-i ka konstatuar shprehjen - se gjuha moldave në bashkëlidhje me grafikën (shkronjat) cirilike është një kombinim gjuhësor që nuk përdoret askund dhe nuk njihet në asnjë vend të botës. Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Transnistria ilustron thelbin e konfliktit, në bazë të të cilit qëndron kërkimi i identitetit kombëtar në hapësirën post-sovjetike.

Ndërkohë, disa vëzhguesve u është krijuar përshtypja se Kishinevi (Chisinau) vazhdon të demonstrojë interesin e vet ndaj Transnistria për forcë zakoni, duke kërkuar rivendosjen e sovranitetit të tij atje për arsye imazhi.

Me sa duket nga të gjitha këto janë fragmente të procesit, nëqoftëse mund të shprehemi kështu, të desovjetizimit përfundimtar. Ja se çfarë tha në intervistën e vet me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" deputeti i Këshillit Suprem të Republikës Moldave Transnistria, Kryetar i komisionit parlamentar për politikën e jashtme Dimitri Soin:

0- Politikanët e mëdhenj moldavë tashmë po marrin në konsideratë opsionin, i cili parashikon hyrjen e Besarabisë në strukturat evropiane dhe lënien jashtë tyre të Transnistria, sipas shembullit të Qipros, ku pjesa greke e Qipros është anëtare e BE-së ndërsa ajo turke jo. Sepse nuk po arrihet dot bashkëjetesa e përgjithshme. Përpjekjet për të gjetur ndonjë formë të riintegrimit, natyrisht, do të vazhdojnë. Por tendencat gjeopolitike janë të tilla, që po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë këtë gjë. Në aspektin e mentalitetit të vet popullsia e Besarabisë (sidomos të rinjtë) ka përqafuar standardet evropiane, kurse popullsia e Transnistria vazhdon të mbetet në shumicën e vet dërrmuese pro-ruse. Prandaj është i mundur kompromisi si vijon: Moldavia e bregut të dhjathtë të lumit Dnestër përfshihet në strukturat evropiane (ndoshta nëpërmjet ndonjë integrimi me Rumaninë) pa Transnistria.