Një person gjeti vdekjen, ndërsa një tjetër u plagos si pasojë e rrëzimit të avionit trajnues me dy motorë të Forcave Ushtarake Ajrore të Spanjës në aeroportin e krahinës spanjolle Badajoz.

Aksidenti ndodhi gjatë një fluturimi trajnimi. Humbi jetën instruktori, ndërsa studenti u hospitalizua.

Sipas të dhënave paraprake, rrëzimi ndodhi si pasojë e ndalimit të funksionimit të motorëve. Pak kohë para rrëzimit ekuipazhi njoftoi për lindjen e situatës emergjente dhe vendosi të kthehet në bazë menjëherë. Për shkak të aksidentit ajror aeroporti është mbyllur.