Të paktën 16 persona u plagosën si pasojë e dy shpërthimeve në kryeqytetin sirian, njofton Agjencia Shtetërore e Lajmeve SANA.

Sipas të dhënave të saj, terroristët nëpërmjet telekomandimit detonuan një makinë të minuar pranë një poliklinike. Pasi në vendngjarje mbërritën mjekët ndodhi shpërthimi i dytë. Agjencia thekson se të plagosurit ishin civilë.