Ekstremistët e armatosur kryen sulme të reja terroriste në Damask. Dy makina të minuara u hodhën në erë në lagjen Zahrat El-Jadida. Shpërthimet ndodhën në afërsi të një poliklinike, ka viktima. Në rrethinat e kryeqytetit sirian janë rrethuar dhe vrarë dhjetëra militantë.

Në Aleppo kanë rifilluar operacionet për spastrimin e lagjeve që ndodhen nën kontrollin e ekstremistëve të armatosur. Në rrethinat e qytetit u shpartallua njësia ushtarake e këmbësorisë e Komadantit Abdullah Karacan, i cili ka shtetësi turke. U konfiskuan stoqe armësh dhe municionesh.