Shuma totale e ndihmës financiare, të marrë nga organizata udhëheqëse opozitare "Këshilli Kombëtar i Sirisë" (KKS), rezultoi që nga koha e krijimit të tij në tetor të vitit 2011 në 40.4 milionë dollarë. Për një vit (nga tetori i vitit 2011 deri në tetor të vitit aktual) KKS ka marrë 5 milionë $ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 15 milionë nga Katari dhe 20.4 milionë $ nga Libia.

0Në llogaridhënien financiare tregohet se nga shuma e përgjithshme e ndihmës financiare të KKS, 29.7 milionë dollarë janë shpenzuar për qëllime humanitare (ndihma për refugjatët) dhe për mbështetjen e "lëvizjes revolucionare" në vend. Pjesa tjetër është shpenzuar për "mbështetjen administrative dhe komunikim".