Një bashkëpunëtor i lartë i Shërbimi Sekret të SHBA-së, i cili merrej me garantimin e sigurisë së Presidentit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit, u gjet i vdekur në makinën e tij, njofton të premten Agjencia Associated Press.

47-vjeçari Rafael Prieto ka shërbyer në Shërbimin Sekret për 22 vjet. Ekspertiza tregoi se bashkëpunëtori i shërbimit vdiq për shkak të helmimit me monoksid karboni. Hetuesit mendojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

0Gjithashtu u bë e ditur se ai kishte marrëdhënie të fshehta dashurie me një qytetare meksikane. Të gjithë bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret janë të detyruar të njoftojnë udhëheqjen e tyre për çfarëdolloj marrëdhëniesh me qytetarë të huaj.