Seksioni i interesave (SI) i SHBA-ve në Havanë mbetet "selia e politikës subversive të qeverisë së shtetit të Amerikës së Veriut kundër Kubës", - thuhet në deklaratën e publikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kubës.

Sipas Havanës zyrtare, SI vazhdon të merret me "veprimtari të paligjshme, e cila nuk ka të bëjë aspak me atë diplomatike". Amerikanët kanë vendosur në përfaqësinë e tyre diplomatike "pika ilegale të hyrjes në Internet me qëllim përgatitjen dhe trajnimin e individëve për të vepruar kundër interesave të shtetit kubanez".

Dokumenti thekson, se SI nuk është i autorizuar për të kryer veprimtari të tilla. Në Kubë përdorimi i Internetit është i kufizuar dhe shumë i shtrenjtë, gjë të cilën autoritetet zyrtare e shpjegojnë me sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.