Në Shtetet e Bashkuara ka dalë përpara gjyqit qytetari i Mbretërisë së Bashkuar Christopher Tappin, të cilin autoritetet amerikane e akuzojnë për përpjekjen e shitjes Iranit të pjesëve të këmbimit për raketa. Në seancën gjyqësore të radhës në shtetin e Teksasit biznesmeni britanik pranoi plotësisht veprimtarinë që iu inkriminua atij.

0Christopher Tappin pranoi në marrëveshje me hetimin fajësinë e tij, sipas së cilës ai u dënua vetëm me 33 muaj burg dhe një gjobë prej 11 mijë dollarë. Përveç kësaj, prokuroria deklaroi se nuk ka asnjë kundërshtim që Tappin ta kryejë dënimin në atdheun e tij dhe jo në burgun e SHBA-ve.