Kryeredaktori i gazetës polake “Rzeczpospolita” Tomasz Wróblewski dha dorëheqjen nga posti i vet për shkak të artikullit të publikuar në botimin e tij, në të cilin është deklaruar se në fragmentet e avionit presidencial, që u rrëzua në afërsi të Smolenskut, u zbuluan gjurmë të eksplozivëve.

Në deklaratën e dorëheqjes, të publikuar në faqen e Internetit të gazetës ditën e premte, Tomasz Wróblewski e shpjegoi vendimin e tij për të lënë postin e kryeredaktorit me "përkujdesin dhe preokupimin për ruajtjen e emrit të mirë” të “Rzeczpospolita”.

0Më 10 prill të vitit 2010 aeroplani “Tu-154” i Presidentit polak Lech Kaczyński, i cili po fluturonte për pjesëmarrje në aktivitetet përkujtimore në Katin, u rrëzua në afërsi të Smolenskut. Në bordin e tij ndodheshin 96 persona - 88 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë ata gjetën vdekjen si rezultat i këtij aksidenti ajror.