Presidenti palestinez Mahmoud Abbas deklaroi se ëndërron të rikthejë "Palestinën e pavarur në kufijtë e vitit 1967", pavarësisht faktit se ai vetë ka lindur jashtë kufijve të territoreve të pushtuara nga Izraeli.

Më parë qeveria izraelite, duke u bazuar në shkrimet e Mahmoud Abbas në Facebook, akuzoi Liderin e palestinezëve për dëshirën e rikthimit të kufijve të vitit 1948.

0Presidenti i Autonomisë Palestineze e hodhi poshtë sugjerimin në një intervistë për kanalin e dytë të televizionit izraelit, duke deklaruar se ai e pranon faktin e përkatësisë izraelite të qytetit të tij të lindjes Tsfat (Safed) dhe se nuk do të donte të kthehej më atje.