Trupat ushtarake nigeriane gjatë një operacioni anti-terror në qytetin e Maidugurit në verilindje të vendit pushkatuan më shumë se 40 persona civilë, njoftoi të premten Agjencia France-Presse me referim tek tregimet e dëshmitarëve okularë.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, trupat e ushtrisë nigeriane gjatë një operacioni anti-terror mbërritën në lagjen Kalari të qytetit të Maidugurit dhe arrestuan shumë banorë lokalë. Pas kësaj ushtarakët morrën me vete disa djem të rinj dhe i pushkatuan ata.

Ndërkohë përfaqësuesit e administratës së qytetit Maiduguri dhe të Komandës së Ushtrisë nigeriane i përgënjeshtruan njoftimet rreth pushkatimit të banorëve paqësorë.