Ministria e Punëve të Brendshme e Marokut deklaron për dekonspirimin e një grupi terrorist që planifikonte të organizonte një kamp trajnimi në malet në veri të vendit. Policia njoftoi mbi arrestimin e nëntë të dyshuarve dhe konfiskimin atyre të sendeve të ndryshme të ndaluara, duke përfshirë edhe disa flamuj të zinj - simbole të "Al-Qaeda-s".

0Të mërkurën një shtetas francez me origjinë marokene u arrestua në një aeroport në Gjermani. Autoritetet e Marokut e kishin përfshirë atë në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë mbi dyshimin e organizimit të sulmeve terroriste në Kazablanka në vitin 2003.