Shumica e zyrtarëve të konsullatës amerikane të sulmuar në qytetin e Libisë Benghazi ishin bashkëpunëtorë të CIA-s "nën mbulesë", shkruan gazeta “The Wall Street Journal”. Sipas të dhënave të saj, vetëm shtatë prej 30 bashkëpunëtorëve të konsullatës ishin diplomatë.

Gazeta vëren, se mungesa e bashkëpunimit midis Departamentit të Shtetit dhe CIA-s dhe mund të ketë qenë arsyeja që konsullata doli e papërgatitur për përballimin e sulmit.

0Në fillim të shtatorit një grup islamikësh në Benghazi sulmoi Konsullatën e Përgjithshme amerikane, si rezultat i të cilit mbeti i vrarë Ambasadori amerikan në Libi Christopher Stevens dhe tre qytetarë të tjerë amerikanë.