Ai mësoi të imitojë të folurin e kujdestarëve të vet, duke artikuluar fjalët "përshëndetje", "ulu" dhe "mirë". Megjithatë, siç njofton Radio Televizioni britanik BBC, studiuesit supozojnë se kafsha me emrin Koshik nuk e kupton domethënien e fjalëve që shqipton.

0Megjithatë, fakti që elefanti aziatik mund të riprodhojë fjalët e njeriut është shumë i rëndësishëm për studimin e historisë së gjuhëve dhe evoluimin e aparatit vokal te njerëzit dhe kafshët, deklaruan shkencëtarët.