Grupi i pilotazhit të lartë "Kreshnikët rusë" (russ. "Русские Витязи"), për herë të parë pas skandalit në Farnborough, do të marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare në Zhuhai të Kinës nga 13-18 nëntor.

"Të gjitha dokumentet e nevojshme për fluturimin e grupit janë përgatitur dhe janë konfirmuar. Më 6 nëntor avionët "Su-27" të "Kreshnikëve rusë" duhet të fluturojnë për në Kinë për pjesëmarrje në Ekspozitën Airshow China-2012 në Zhuhai", - u njoftua nga një burim në Shërbimin Federal të Bashkëpunimit Tekniko-Ushtarak.

Sipas deklaratës së burimit të mirinformuar për situatën, sot u zhvillua prova e përgjithshme me pjesëmarrjen e avionëve të këtij grupi të pilotazhit të lartë.